Brad Pitt mund të vlejë miliona dollarë, por për të nuk është pasuria financiare që e bën të ndjehet “njeriu më i pasur në botë.”

“Me kalimin e kohës njeriu mëson të vlerësojë bukurinë e thjeshtë të familjes, të të shikuarit sesi rriten e zhvillohen fëmijët,” citohej të ketë thënë Pitt për fëmijët dhe bashkëshorten Angelina Jolie. “Është gjëja më e bukur që mund të provosh. Ndjehem njeriu më i pasur në botë që kur jam bërë baba.”

Brad Pitt sigurisht është bërë baba gjashtë herë me 39-vjeçaren Jolie. Çifti u martua fshehtësisht në gusht, dhe janë prindër të 13 vjeçarit Maddox, 10 vjeçarit Pax, bijës Zahara 9 vjeçe, bijës Shiloh 8 vjeçe, dhe binjakeve Knox e Vivienne, 6 vjeçe.

“Të qenit baba më ka ndryshuar në shumë nivele, duke më bërë më bujar dhe më të gjallë. I konsideroj fëmijët si një pjesë esenciale të jetës time dhe për mua është një privilegj që të mund t’i edukoj, arsimoj dhe t’i ndihmoj teksa rriten. E adhuroj të qenit baba dhe gjithçka që vjen bashkë me të.”

Por, kjo nuk është përgjegjësia e vetme për Pitt, i cili aktualisht po filmon filmin e ri By th