Në Oberhauzen, monument në nder të oktapodit PolOBERHAUZEN- Një oktapod gjigand, i ulur në një top të madh. Është ky monumenti i oktapodit Pol, që akuariumi “Sea Life” në Oberhauzen ka inauguruar ditën e sotme. Monumenti është i lartë 2 metra dhe gjendet në atë që akuariumi e ka pagëzuar “Qoshja e Polit”, ku janë ekspozuar edhe titujt e gazetave të cefalopodit të ngordhur më 26 tetor. Edhe pse vetëm një kafshë, miti i oktapodit Pol i kaloi përmasat e të imagjinueshmes.

Ai parashikoi saktë 8 ndeshje të kampionatit botëror, 7 të Gjermanisë si edhe finalen Spanjë-Holandë. Oktapodit Pol i viheshin dy kuti me gjallesa deti dhe që kishin flamujt e dy skuadrave që luanin. Ai zgjidhte njërën prej tyre dhe ajo mendohej se do të fitonte. Për çudi, Poli i qëlloi në kokë të gjitha ndeshjet që parashikoi, duke u kthyer në një nga personazhet kryesorë të kampionatit botëror të Afrikës së Jugut.
Burimi: http://www.ballkanweb.com