Lezhë, erozioni rrezikon banesat në zonën arkeologjikeLEZHE- Erozioni dhe rrëshqitjet e dheut rrezikojnë disa pallate rrëzë malit, një zonë e cila nis nga rruga Frank Bardhi deri në qafën e kalasë së Lezhës.

Hyrjet e pallateve përballë obeliskut shpesh herë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dherave nga shpati i malit, ndërsa sipas banorëve shkak i kësaj situate janë prerjet e pemëve nga banorë të tjerë me qëllim ndërtimin e banesave apo mbjelljen e hapësirës me produkte bujësore.

Shpyllëzimi dhe dnërtimet e paligjshme kanë bërë që të rritet shkalla e erozionit në zonën arkeologjike të Lezhës.

Bashkia e Lezhës ka përfunduar hartimin për të gjithë shpatin e malit në të gjithë qendrën e qytetit të Lezhës si dhe studimin gjeologjik të tokës ku është planifikuar ndërtimi i një prite të madhe malore në të gjithë këtë shtrirje.

Burimi: http://www.top-channel.tv