Joni pasurohet  me hartë nënujore  arkeologjikeVLORE-Bregdeti Jonian tashmë ka një hartë nënujore arkeologjike dixhitale falë një projekti shqiptaro-amerikan, që nisi të zbatohej në vitin 2007. Përmes këtij projekti ka përfunduar plotësisht skanimi nënujor i zonës nga Kepi i Stillus në jug deri në ishullin e Sazanit, në një thellësi deri në 110 metra.

Bashkëdrejtori shqiptar i këtij projekti dr. Adrian Anastasi, tha sot për ATSH-në se “objektet e vëzhguara gjatë ekspeditës së kësaj vere na kanë bindur për ekzistencën e një “rruge tregtare bregdetare”, e cila ka funksionuar për gati 1500 vjet në vektorin e brigjeve tona jugore”.

Burimi: http://www.ballkanweb.com