Zbulohet galaksia më antike, nuk ishte vënë kurrë reSHBA- Zbulohet galaksia më antike, e pa vrojtuar ndonjëherë. Nëse shikoni në fotoN, nuk është më shumë se një grup pixel-ash më ngjyrë të kuqe. Një grup pothuajse i papërfillshëm, në grupin e galaktikave i quajtur MACS1149 2223.

Sipas shkencëtarëve Të InstitutiT Kombëtar të Astrofizikës, ky zbulim do të mund të tegojë shumë në lidhje me jetën e hershme të Universit. Njolla në fakt, nuk është asgjë më shumë se galaktika më e vjetër e vrojtuar ndonjëherë, e cila sipas shkencëtarëve është formuar rreth 460 milionë vjet pas Big Bengut.

Me një distancë prej 13500000000 vite-dritë larg nesh, galaktika mund të ndihmojë astrofizikantët për të zbuluar sekretet e fshehura dhe të ‘errëta’ të Universit (l’Età oscura dell’Universo), fazë ku Universi ishte mbështjellë nga një mjegull e padepërtueshme e hidrogjenit neutral.

Hulumtimi, i zhvilluar si pjesë e projektit ndërkombëtar (Clash Cluster Lensing And Supernova survey ëith Hubble) do të publikohet në numrin e ardhshëm të revistës Natyre.
Burimi: http://www.top-channel.tv