Ushtrime kundër kancerit në zorrë të trashëTIRANE-Mjekët dhe shkencëtarët paralajmërojnë se me ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit dhe duke bërë ushtrime, mund të parandalohen rreth 70% të rasteve me kancer në zorrë të trashë!

Ecja e përditshme, vrapimi, noti, ushtrimet e thjeshta si dhe rregullimi i shtëpisë, mundet ta pakësojnë rrezikun për shfaqjen e kancerit në zorrë të trashë, pohon dr. Christine Friedenreich nga agjencia Ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit në Francë (IARC), udhëheqëse e ekipit të shkencëtarëve ku kishin marrë pjesë 413.000 njerëz nga dhjetë vende evropiane.

Gjatë studimit ata kanë zbuluar se njerëzit që më së shumti kishin bërë ushtrime, kishin ulur rrezikun nga kanceri në masën 22%, ndërsa nga lajmërimi i tumorit në anën e djathtë të zorrës së trashë në masën 35%. Më së shumti dobi nga ushtrimet kishin njerëzit me peshë mesatare.

Ky studim ishte kryer pikërisht për shkakun se në vendet e zhvilluara këto janë llojet më të shpeshta të kancerit. Sipas të dhënave, çdo vit diagnostikohen më shumë se 940.000 raste të reja ndërsa që vdesin rreth 492.000 e të prekurve.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)