Shkencëtari Hawking: Mos kontaktoni alienëtLONDER-Gjeniu i shkencës Stephen Hawking deklaron se alienët ekzistojnë, porse do të ishte gabim fatal nëse do ti kontaktonim ata.
Profesori fizikant 68 vjecar jep detaje nëpërmjet një dokumentari të ri sesi do të dukeshin alienët.
Por, frika e shkencëtarit është pikërisht mundësia se alienët mund të vijnë dhe të kontrollojnë burimet e tokës. “Mendoj se ata jetojnë në disa anije të mëdha, duke përdorur të gjitha burimet e tyre të mundshme”, tha shkencëtari.

“Në qoftë se alienët na vizitojnë, duhet të jeni të bindur se rezultati do të jetë më i madh se ai i Kristofor Kolombit dhe kristoforave të tjerë që mbërritën në Amerikë. Kam parasysh këtu atë që hoqën vendalinjtë nga kristoforat”, pohon fizikanti.

Hawking, 68, që aktualisht është i paralizuar në motorin e neuroneve, siguroi se jashtë Tokës ka jetë pasi ekzistojnë mbi 100 bilion galaktika që përmbajnë qindra miliona yje si puna e Diellit.
Ai shtoi “Numrat e vetëm e bejnë këtë perfektisht racionale”.
Dokumentari i Universit nga Stephen Hawking’s Universe do të shfaqet në 9 Maj në Discovery Channel.

Burimi: http://www.ballkanweb.com