Shkencëtarët vëzhgojnë galaktika primitiveUASHINGTON- Shkencëtarët, nëpërmjet teleskopit “Hubble”, arritën të vëzhgonin galaktika primitive të formuara para 13 miliardë vjetësh, pas Big Bangut, bënë të ditur burime nga NASA.

Këto vëzhgime mundësuan zbulimin e shtatë galaktikave të reja, ku më e vjetra daton para 13,3 miliardë vjetësh.

“Ishte një fushatë vëzhgimi shumë ambicioze, arritëm të vëzhgonim para 13,3 miliardë vjetësh, disa miliona vite pas Big Bengut”, deklaroi në një konferencë shtypi Richard Ellis, një astrofizikant i Institutit të Teknologjisë në Pasadena, Kaliforni, i cili mori pjesë në këtë studim.
“Në tërësi, shtatë galaktika të reja u zbuluan”, theksoi Abraham Loeb nga Departamenti i Astronomisë në Universitetin e Harvardit.

“Këto galaktika mundësojnë të njohim më mirë kushtet para Big Bengut, të mësojmë më tepër mbi origjinën tonë”, theksoi Loeb.

Burimi: http://www.ballkanweb.com