Parashikohet për herë të parë një shpërthimi vullkanik nënujorUASHINGTON- Sizmologët amerikanë njoftuan sot parashikimin me sukses pesë vjet më parë, mbi të gjitha për herë të parë, një shpërthim vullkanik nënujor në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Oregonit, në një nga zonat më aktive të shpërthimeve vullkanike në botë.
Shpërthim ndodhi më 27 korrik 2011, në Seamount Axial, rreth 400 kilometra larg brigjeve të shtetit të Oregonit , në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara.
Gjeologu Bill Chadwick i Universitetit të Oregonit dhe Scott Nooner, gjeofizikant në ”Columbia University”, në Nju Jork e monitoronin këtë vullkan për më shumë se dhjetë vjet.
Në vitin 2006, ata botuan një studim në të cilin njoftonin se shpërthimi Axial Seamount do para vitit 2014, pasi matjet e bëra përmes mekanizmave robotike në fund të oqeanit tregonin se vullkani ishte e mbushur me magmë dhe gati për aktivitet.

Burimi: http://www.gazetapanorama.com