Kremi i virgjërisë, 18 vjece sërish?!INDI- Në tregun indian është hedhur së fundi një krem tonifikues për pjesët intime të femrës, e cila i bën femrat të ndihen sërish të virgjëra.
Kremi quhet “18 vjece sërish” dhe mban firmën e kompanisë Ultratech në Mumbai.

Fushata publicitare e lancuar në televizionet indiane është e stilit Bollywood: Një grua tërheqëse me lëvizje sensuale i afrohet partnerit teksa hyn në pishinë duke thënë me zë të lartë: “Ndihem sërish si një virgjëreshë”.

Kremi kushton 44 dollarë dhe përmban përbërës natyral si: pluhur ari, aloe vera, bajame dhe shegë, ndërkohë që është testuar edhe klinikisht për efektet e saj.

Rishi Bhatia, president i firmës Ultratech ka theksuar: “Kremi nuk rikthen virgjërinë, por është i aftë që të bëjë femrat që të ndihen sërish të virgjëra”.

Kremi ka shkaktuar mjaft polemika në Indi në rrethin e mjekëve, grave dhe medias sociale. Kjo kategori grupesh thonë se produkti mund të përforcojnë idenë e rrënjosur në Indi që seksi paramartesor është i dënueshëm, një tabu ende e pranishme.

Annie Raja e Federatës Kombëtare të Grave indiane (Federata Kombëtare e Grave indiane) ka thënë: “Ky krem është një absurditet dhe mund të shkaktojë një kompleks inferioriteti në disa gra vend të fuqizimit të seksit femër, kremi mund të krijojnë efekt të kundërt., pasi riafirmon një vizion patriarkal: idenë se të gjithë njerëzit duan një virgjëreshë për natën e dasmës “.
Burimi: http://www.ballkanweb.com