Gjurmë të “Grimcës së Zotit”Gjenevë – E kërkuar prej 50 vjetësh, një gjurmë e “Grimcës së Zotit” është fotografuar në eksperimentet e CERN në Gjenevë. Është prodhuar nga Large Hadron Vollider (LHC) përshpejtuesi i grimcave më i fuqishëm
në botë, një unazë e nëndheshme me një perimetër prej 27 kilometrash, e aftë të ndeshë protonet me shpejtësi të afërt me atë të dritës.

Gjurmët e grimcës janë fotografuar nga dy makineritë e vendosura enkas në pikën e përplasjes mes protoneve.

Në eksperimentin për kërkimin e “Grimcës së Zotit” janë impenjuar rreth 10 mijë shkencëtarë. Bosoni i Higgs është shfaqur në CERN njëkohësisht me shfaqjen dhe matjen e neutrinëve më të shpejtë se drita.

Në kuadrin e 17 grimcave elementare që përbëjnë materien ashtu siç e njohim, bosoni i Higgs është e fundit ende e pazbuluar. Ekzistenca është hipnotizuar në 1964 nga fizikanti teorik anglez Peter Higgs. Kjo grimcë mban në këmbë Modelin Standard të fizikës moderne. Teoria e funksionimit të universit, e pranuar nga shkencëtarët, pa këtë grimcë përshkruante një botë të bërë ekskluzivisht nga grimca elementare pa masë, të lira të ikin në hapësirë me shpejtësinë e dritës dhe të paafta të formojnë yje, planete dhe qeniet e gjalla.

Burimi: http://www.ballkanweb.com