Ylli që lëshon ujë në hapsirëNjë yll i ri, i ngjashëm me diellin tonë, distant rreth 750 vite dritë nga toka, po lëshon flukse të fuqishme uji në hapsirë. Shkencëtarët kanë vëzhguar se ylli po lëshon ujë nga polet e tij me një shpejtësi prej 200 mijë km/h.

Ylli që lëshon “plumba” uji në hapsirë, është 100 mijë vjet i ri dhe gjendet në pjesën veriore të yjesisë së Perseut.

Ylli u zbulua nga observatori ESA Herschel Space, i cili është i aftë të shohë përtej shtresës së dendur prej gazi që rrethon yllin. Teleskopi gjurmoi shenja të oksigjenit dhe hidrogjenit që vinin në formën e ujit të lëngshëm që vaporizoheshin menjherë nga presioni i fuqishëm.

Avulli kthehet në gjendje të lëngshme vetëm kur fiton një distancë të konsiderueshme nga ylli. Më pas vazhdon udhëtimin e tij në hapsirë me një shpejtësi 80 herë më të madhe se shpërthimi i plumbit nga pistoleta, domethënë me 200 mijë km/h.

Burimi: http://www.ballkanweb.com