Vlorë, peshkatarët kapin një breshkë gjigandeVLORE- Një breshkë e stërmadhe tropikale është zënë nga rrjetat e peshkatarëve në afërsi të gadishullit të Karaburunit në Vlorë. Breshka që mendohet se shkon deri në 45 kilogram u kap nga rrjetat e peshkimit vetëm 2 milje larg bregut .
Sipas peshkatarëve që e kanë peshkuar, breshka detare ka rënë në rrjetat e destinuara për merluc.

Ky nuk është rasti i parë që gjallesa të rralla për ujrat tona detare kapen në afërsi të Karaburunit, ndërsa peshkatarët thonë se mbërritja e një gjallese të tillë në ujrat tona ndodh si shkak i ngrohjes së ujrave dhe rrymave detare në përgjithësi. 

Por rasti i fundit është edhe më i rralle pasi breshka gjigande nuk është kapur në stinën e nxehtë të verës sic ka ndodhur herët e tjera, por në kulmin e dimrit, dhe kjo mund të shpjegohet thonë peshkatërët me ngrohjen e ujrave në atë masë që i përafrohen ujrave tropikale. Më pas breshka është lënë e lirë në ujë në afërsi të zonës së Radhimës

Burimi: http://www.top-channel.tv