Vlore, 10 monedhat antike të qytetit ilir AmantiaVLORE- Dhjetë monedha të cilat i përkasin qytetit ilir të Amantias i janë dhuruar Muzeut Historik dhe Arkeologjik të qytetit. Një banor i fshatit Amonicë, 40 km në verilindje të qytetit të Vlorës i kishte gjetur monedhat me vlerë antike para viteve ’90. Viron Rama ia dorëzoi Muzeut, me dëshirën për t’i bërë sendet antike pjesë të fondit të këtij institucioni.

Drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Parkut Arkeologjik Amantia-Orikum, Gëzim Llojdia ka thënë se “mbledhja e sendeve që dëshmojnë hershmërinë e këtyre qyteteve antike, dhe se po bashkëpunohet me banorët për grumbullimin e këtyre objekteve me vlera të rëndësishme antike.

Me dorëzimin e 10 monedhave të qytetit antik të Amantias, shkon në 40 numri i përgjithshëm i sendeve dhe objekteve që janë gjetur dhe depozituar gjatë dy viteve të fundit pranë institucioneve muzeale.

Prej tyre, 30 objekte janë dorëzuar në Muzeun Arkeologjik Historik të Vlorës dhe 10 të tjera, që ishin pjesë e ikonostasit të bazilikës paleokristiane të Amantias, iu dorëzuan një vit e gjysmë më parë Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Qyteti ilir
Amantia ,ky qytet ilir me rrënojat e saj, që gjenden aktualisht në fshatin Plocë,ka një shtrirje gjeografike në pjesën verilindore të qytetit bregdetar të Vlorës,që lagët nga deti. Amantia është themeluar rreth viteve 350 para krishtit, dhe ka mundësi të jetë ndërtuar nga fisi ilir i Taulanteve që ka dominuar ushtarakisht në rajonin nga Epidamni deri ne gadishullin e Akrokerauneve ( Karaburun). Amantia nxorri edhe monedhat e saj prej Bronxi me nënshkrimin AMANTION.

Burimi: http://www.topchannel.tv