Unaza që ju përkujton datat dhe takimetTeknologjia e re tashmë e ka shndërruar unazën përveç si stoli edhe në një mjet të dobishëm, pasi atë e kemi shpeshherë si pjesë të trupit tonë.

Një unazë e krijuar si pjesë e inovacioneve teknologjike, mundëson që për çdo 24 orë të ju rikujtoj për datën që kemi takime të rëndësishme apo ndonjë ngjarje të veçantë. Ajo është një memorie e re, e cila nuk ju lë të harroni, por vetëm në rastet kur e mbani atë në gisht.

Alarmi për të ju treguar për datën e rëndësishme ndizet 24 orë para saj, dhe ju do të ndjeni një ngrohtësi të lartë në gisht, e cila do të ju rikujtoj afrimin e datës. “Remember Ring” mbush baterinë e saj përmes nxehtësisë së trupit të njeriut dhe bateria nuk harxhohet. Unaza ka disa stile dhe dizajnë dhe është rezistuese ndaj ujit. Çmimi i kësaj unaze specifike është vetëm 760 dollarë.

Burimi: http://www.news24.tv