Planeti Mars, 6 astronautë nisin udhëtimin imagjinarMOSKE- Duhet të stimulojnë udhëtimin më të gjatë, në hapsirë deri në zbritjen në planetit Mars, për të eksperimentuar efektet psikologjike që mund të shkaktojë ky udhëtim. Në periferi të Moskës, 6 astronautë do të mbyllen sot në orën 12.00 ( 14.00 me orën në Moskë, në një sportel për 250 ditë të tëra. Tre prej astronautëve do të bëjnë sikur eksplorojnë planetin e kuq për një muajë dhe më pas “anija” një sallë 180 metër katror, me shërbimet më minimale, ato për mbijetësë, do të niset- gjithmonë kinse- drejt tokës në një udhëtim prej 240 ditësh.

I gjithë ky udhëtim do të zgjasë 520 ditë gjatë të cilave, astronautët nuk mund të kesh asnjë kontakt me familjarët dhe miqtë e ty.  Astronautët janë një francez, një kinez, një Italian dhe 3 rusë.
Stimulimi nuk mund të shpejtojë kohën e vërtetë të udhëtimit në Mars, i parashikuar pas të paktën 30 vitesh dhe as të shkurtojë distancat mes orbitave të planetit të kuq dhe tokës, të cilat variojnë nga 55 në mbi 400 milionë kilometra.
Por Instituti rus për problemet e biomjekësisë dhe Agjencia hapsinore europiane janë të interesuar të zbulojnë që sot efektet psikologjike të këtij udhëtimi të gjatë, të vështirë në të ardhmen. I gjithë ky udhëtim mund të ndiqet në interenet nëpërmjet faqes online google

Burimi: http://mars500main.appspot.com/
(s.g/BalkanWeb)