Një shtatore e mistershme vendoset në kalanë e LezhësLEZHË- Një shtatore pa emër është vendosur në kalanë e Lezhës. Banorët në afërsi të kalasë kanë vënë re një makinë tip vinc disa ditë më parë kur disa persona kanë zbritur shtatorën në fjalë dhe e kanë vendosur në hyrjen e portës kryesore të kalasë. Sipas dëshimtarëve okularë, personat janë larguar menjëherë duke mbetur mister.
Për specialistin e monumenteve të kulturës në këtë park Dedë Margjoni shtatorja pa emër përshtatet mjaft mirë me arkeologjinë e kalasë, por mbetet mister mënyra se si ka përfunduar në kala, pasi nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë veprim.
“Pasditen e 3 marsit një banor i lagjes sinjalizon për vendosjen e bustit. Kur erdha e pashë shtatoren u cudita dhe paradoski ishte këtu se as drejtori i parkut arkeologjik nuk ishte vënë në dijeni. Të dalë autori i kësaj ngjarje që të paktën ta falenderojmë se për mua është një vepër e bukur që shkon të këtë kala” u shpreh Margjoni.
Specialisti i monumenteve të kulturës shton se kjo shtatore është simbol i luftëtarëve të mesjetës shqiptare dhe nuk ka të bëjë me një emër të përvecëm ndërsa sipas tij shkon mjaft bukur me muret, portat dhe të gjithë ansamblin muzeal.

Burimi: http://www.news24.com