Libri që ju dhuron sekrete bukurie e mirëqënije në një verë të nxehtëTIRANE- Për të qenë të shëndetshëm dhe në formë të përkryer; nga dieta tek ushtrimet fizike. Këshillat vijnë përmes librit “Sekrete bukurie dhe mirëqënieje”, që vjen në shtypin shqiptar nga Shtëpia Botuese “Pegi”.

Për t’u dobësuar duhet të keni parasysh tre rregulla të arta; të respektoni një mënyrë të ushqyeri të ekuilibruar, të kryeni aktivitet dhe ushtrime fizike, si dhe të shmangi stresin.

Dietologët thonë se për të ruajtuar peshën ideale, personat duhet të hanë shumëllojshmëri ushqimesh, por pa e tepruar, të vlerësojnë cilësinë e ushqimit si dhe të mos shpërfillin paraqitjen estetike të pjatës. Libri sjell këshilla për konsumimin e ushqimeve, duke i përzgjedhur me kujdes dhe duke i thënë ‘po’ kënaqësisë së të ngrënit. Ndërkohë, e domosdoshme është konsumimi i ushqimeve të shëndetshme dhe që e ushqejnë organizimin me vitamina dhe oligominerale. “Për të pasur një formë ideale duhet të gjeni ekuilibrin midis kalorive dhe ushqimeve”, këshillojnë ekspertët dietikë.

Nga ana tjetër, është i rekomandueshëm konsumimi i ujit gjatë ditës. Uji është i domosdoshëm për mirëfunksionimin e organizimit. Ai ndikon në sistemin e eliminimit të mbeturinave nga indi lidhor, ndërsa nuk duhet pritur etja për të konsumuar ujë, pasi kjo do të thotë që trupi ka humbur shumë prej tij.

Por për të pasur trup të përkryer, nuk duhet anashkuar rregulli kryesor për formë fizike të përkryer; sporti. Libri sjell këshilla për më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore, që mund të zhvillohen në palestër, shtëpi apo ambiente të hapura, duke dhe i ilustruar ato me figura.

Po kështu, libri sjell dhe të rejat e fundit të teknologjisë për të rënë nga pesha (pajisje për të rregulluar format, zgjidhje kozmetike, mjekësore, estetike dhe kirurgjikale) që mund të përdoren në qendrat estetike, apo dhe në shtëpi.

Këshillat për t’u ndier mirë dhe për të ‘përkedhëlur’ trupin e mendjen, por edhe si të vishemi për të nxjerrë në pah sa më bukur trupin e për të fshehur defektet janë prezente gjithashtu në “Sekrete bukurie e mirëqënieje”.
Burimi: http://www.gazetapanorama.al