Klasifikimi, ja zbulimet më banale të 2012SHBA- Të ngasësh makinën në gjëndje të dehur është e rrezikshme, të ecësh mbi taka të dhembin këmbët, ndërsa të thërrasësh ambulancën në vend të taksisë, kur ke pësuar infart, rrit mundësinë për të mbijetuar.

Këto janë vetëm disa nga dymbëdhjetë zbulimet ironike të sajtit “Scientific American”, por që janë publikuar në shumë revista serioze shkencore. Ky sajt i sjell në vëmendjen tonë për të treguar se faqet e revistave realisht duhet të mbushen me studime serioze dhe jo me gjëra kaq banale.

Vëndin e parë në klasifikim e zë një studim i publikuar nga “Personality and Social Psychology Bulletin” sipas të cilit një partner serioz dhe i besueshëm ka më shumë mundësi të bëhet një prind i mirë, në krahasim me një njeri të keq. E kush nuk e di këtë?! Ndërsa një tjetër studim “për të qeshur” është publikuar në “Journal of Personality and Social Psychology”, sipas të cilit njerëzit preferojnë të kenë më së shumti një partner/e të bukur. Mban vendin e dytë, në studimet e cilësuara ‘banale’.

Në rrethin e banalitetit nuk mungojnë as studimet mbi alkoolin e drogën. Një studim i “Alcoholism: Clinical & Experimental Reaserch” ka nxjerrë konkluzionin se personat që konsumojnë alkool në shtëpi para se të dalin, pastaj pinë edhe jashtë kanë më shumë mundësi të dehen në krahasim me ata që preferojnë të pijnë vetëm në shtëpi. Po këtë kush nuk e dinte?

Studimet me doza banaliteti nuk përfundojnë këtu. Një tjetër studim ka bërë lidhjen mes alkoolit dhe aksidenteve automobilistike. Ndërsa një studim i revistës “Pnas” thotë se kush përdor marijuanë, mund të humbasë inteligjencën.

Pra, janë të gjithë studime që nuk të habisin. Megjithatë në favor të shkencëtarëve mund të themi se ata nuk flasin për të vërteta, në rast se ato nuk vërtetohen.
Burimi: wwwBalkanWeb.com