Imazhi i filantropit indian, Gandhi shihet ne MarsLONDER-Ne fotot e derguara nga Sateliti Europa qe orbiton ne Mars, pritet te gjenden fotot e kratereve dhe kanioneve.

Por, kurre nuk do te mendohej te gjendej profili i Mahatma Gandhi, gje qe u gjet prej italianit te apasionuar mbi hapesiren Matteo Lanneo.

Ai ishte duke skanuar nje prej imazhve te medha te derguara nga sateliti, kur vuri re se imazhi kishte nje ngjashmeri te jashtezakonshme me babain e kombit Indian.

Koka duket se ka mustaqe dhe eshte teresisht e rruar dhe me vetulla te trasha, njelloj si lideri politikan.

Kjo nuk eshte hera e pare qe nje fytyre dallohet ne siperfaqen e marsit. Edhe me pare eshte fotografuar nje imazh i tille i ngjashem me nje fytyre njeriu, por qe me pas u konceptua sin je iluzion optik.

Dallimi i fytyrave ne Mars eshte nje raste pareidolia, ku nje stimul i rastesishem perceptohet me nje kuptim, si forma e reve apo format e djeguara te buka e thekur.

Sateliti ESA Mars ekspres sapo festoi tete vjetorin e hedhjes se tij ne hapsire. Sateliti merr foto me rezolucion te larte, dhe shkruan hartat e mineraleve mbi siperfaqe. Ai eksploron gjithashtu siperfaqen me ane te nje radari te inkorporuar.

Burimi: http://www.discovery.com