Fier, zbulohet gjatë gërmimeve në Apoloni një skeletFIER- Gërmimet në Apoloni vazhdojnë të shoqërohen me gjetje dhe surpriza të reja. Keshtu, gjatë punimeve të Ekspeditës së Përbashkët Arkeologjike Shqiptaro-Franceze, në portën veriore të agorasë, është gjetur një varr i cekët me një skelet. Sipas profesorit francez, Jean-Luc Lamboleu, gjetja është e rastësishme, pasi qëllimet e punimeve jane per restaurimin e mozaikut.

“Gjatë punimeve zbuluam një gropë, pus, dhe një varr të cekët ku u gjet nje skelet, për të cilin momentalisht nuk mund te japim dot të dhëna konkrete”, thote përgjegjësi francez i ekspeditës së përbashkët. 

Jean-Luc Lamboleu pohon se, skeleti do t’i nënshtrohet studimeve antropologjike për të përcaktuar moshën e tij, seksin, kohën kur është varrosur etj.
Punimet e ekspeditës së përbashkët Shqiptaro- Franceze kanë nisur në fillimjavë dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht.
Apolonia shtrihet rreth 9 km në perëndim të qytetit të Fierit, në pikën më të lartë të kodrave të Pojanit.
Burimi: http://www.vizionplus.tv