Eagle Mobile nis shërbimin 3G në janarTIRANE- Kompania e telefonisë celulare Eagle Mobile njofton së shpejti do të nisë shërbimin 3G. Mbulimi me shërbim 3G fillon në janar 2013 me Tiranën dhe do të zgjerohet në të gjithë vendin brenda pak muajsh.

“Me ndihmën e teknologjisë Dual Carrier (bartëse të dyfishtë), që është unike në Shqipëri, do të bëhet e mudur shpejtësia maksimale e arritur deri tani në Shqipëri. Kjo teknologji po zgjerohet në të gjithë vendin në mënyrë që çdo përdorues të përfitojë nga kjo eksperiencë unike në treg. Suporti i fuqishëm nga infrastruktura e fibrave optike të ALBtelecom do ta bëjë teknologjinë 3G të ofruar nga Eagle Mobile internetin më të shpejtë celular të ofruar në vend. Me ndihmën e teknologjisë bartëse të dyfishtë, 2 frekuencat e bandave do të përdoren në të njëjtën kohë, duke bërë të mundur shkarkime të dhënash që mund të arrijnë deri në 42 Mbps. Pavarësisht se kjo shpejtësi mund të arrihet në kushte laboratorike, Eagle Mobile arriti shpejtësinë 40 Mbps në praktikë”, thuhet në njoftimin e Eagle Mobile.
Burimi: http://www.gazetapanorama.al