Çmimin ROMË– Çmimin “Nobel” në Fizikë 2012 e morën francezi, Serge Haroche dhe amerikani David Wineland për arritjet e tyre në fizikën kuantike, bëri të ditur sot Komiteti Nobel.

Juria i shpalli ata fitues për metodat e tyre inovative eksperimentale, që mundësojnë matjen dhe manipulimin e sistemeve të veçanta kuantike.
“Laureatët mundësuan një epokë të re eksperimentimi në fizikën kuantike përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë të grimcave të veçanta kuantike pa i dëmtuar ato”, theksoi Akademia Mbretërore e Shkencave në Suedi. 
Në vitin 2008, Serge Haroche, 68 vjeç, sëbashku me kolegun e tij Jean-Michel Raimond, arritën të vëzhgonin kalimin nga fizika kuantike në atë klasike, përmes një grumbulli fotonesh.

Për këtë eksperiment, ata përdorën një pajisje të përbërë nga pasqyra, që kishte kapacitetin të kapte fotonet për një kohë të gjatë.
Ata gjithashtu arritën të vëzhgonin kalimin e fotoneve nga një gjendje e veçantë në botën kuantike në një gjendje që korrespondonte me një të tillë në fizikën klasike, një fenomen i quajtur “dekoherencë”.

“David Wineland punoi në fushën e optikës kuantike duke studiuar bashkëveprimin themelor mes dritës dhe materies”, shtonte Komiteti Nobel..

Burimi: http://www.top-channel.tv