Breshkë 90 cm në plazhin e SemanitFIER – Një breshkë 90 cm është vizitori më i ri i ujërave të Adriatikut, në plazhin e Semanit. Breshka e ujit është gjetur mëngjesin e sotëm nga peshkatarët e zonës.

Ajo kishte dalë në breg të detit, duke tërhequr edhe vëmendjen e pushuesve që ndodheshin aty pranë. Ndërkohë pasi kanë shuar kureshtjen, pushuesit e kanë ndihmuar sërish breshkën të hyjë në ujërat e Semanit.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë bregdet kapen gjallesa detare të rralla. Për dy vjet rresht gati në të njëjtin vend peshkatarët e zonës arritën të kapnin disa breshka të përmasave më të vogla, të cilat me pas u hodhën serish në ujërat e detit Adriatik.

Burimi: http://www.balkanweb.com