Brenda tre viteve, diagnostikimi i kancerit vetëm në 20 minutaStudiuesit britanik po tentojnë të krijojnë një pajisje novatore për të diagnostikuar kancerin vetëm në 20 minuta. Profilet e para të tumoreve në botë, i lejon doktorëve, infermierëve dhe farmacistëve të identifikojnë të gjitha llojet e njohura të kancerit, ndërsa pacienti është në pritje.

Shpresohet që pajisja e cila gjithashtu do të vlerësojë saktë edhe ilaçin që duhet për llojin e kancerin mund të përdoret në të gjitha spitalet brenda tre viteve të ardhshme.

Zyrtarët e kompanisë së prodhimit thonë se pajisja ka fuqinë të zgjasë jetën e 12 milionë njerëzve që janë me kancer në të gjithë botën. Kjo do tu japë mundësi kirurgëve të heqin pjesën më të madhe të tumorit, dhe të përshkruhet regjimi i saktë i trajtimit sipas llojit të kancerit të zhvilluar.

Kjo pajisje është pjesë e nanoteknologjisë së avantuar, dhe analizon një sasi mjaft mikroskopike të indeve, për të punuar jashtë llojit të kancerit, përbërjen e saj gjenetike dhe se sa shpejt zhvillohet.

Burimi: http://www.ballkanweb.com