Armeni , gjendet këpuca më e vjetër në botëARMENI- E krijuar 5 mijë vjet më parë, me lëkurë kau e lidhëse, këpuca e gjetur këto ditë në Armeni mendohet se është më e vjetra në botë. Këpuca është gjetur në një varr në Armeni dhe ka shumë mundësi ti ketë përkitur një gruaje e cila mund të jetë varrosur me një rituale misterioz. Varri përmbante dhe tre tenxhere në të cilën ndodheshin tre kafka fëmijësh së bashku me copëza elbi, kajsie, dhe gruri. Këpuca, që i përket periudhë së fillimit të qytetërimit është gjetur në një gjëndje mjaft të mirë, sa lidhëset e tij janë ende të paprekura.
në fillimet e qytetërimit
Doktor Ron Pinhasi, i universitetit College Cork thotë se këpuca është zbulimi i jetës. “Në fillim menduam se këpuca dhe objektet e tjera ishin 600-700 vjecare pasi ishin në një gjëndje shumë të mirë, por kur zbuluam se këpucët datonin 3. 500 vite para Krishtit dhe se kjo është këpuca më e vjetër në botë u emocionuam shumë”- citon Doktor Ron Pinhasi në faqen e saj online Daily Mail.

Kushtet e ftohta dhe të thatë në shpellë ndihmuan ruajtjen e këpucës. Mostrat e saj janë dërguar në Universitetin e Oksfordit dhe në Universitetin e Kalifornisë për tu ekzaminuar. Këpuca zbulua nga Diana Zardaryan studente armene në Institutin e Arkeologjisë në Armeni. Para këtij zbulimi, këpuca më e vjetër ishte një sandale e bërë nga bimët dhe që ishte gjetur në një shpellë në Misuri. Sandalja është prodhuar qindra vjet më pas këpucës armene.
Burimi: http://www.BalkanWeb.com