Apoloni, zbulohet  këmba prej bronxi  e luftëtarit romakFIER-Një zbullim arkeologjik është realizuar sot në Apoloni. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje romake është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se I përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit.

Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është busti i një atleti dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë.
Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar.

Burimi: http://www.BalkanWeb.com