AMC sjell zyrtarisht iPhone 5 në ShqipëriTIRANE- AMC njofton se ofron një larmi planesh tarifore të përgatitura posaçërisht për abonentët e iPhone 5 në Shqipëri. iPhone 5 është tashmë i disponueshëm në të gjitha dyqanet AMC në vend dhe mbulohet nga një garanci zyrtare prej një viti.

Është e vështirë të besohet se një aparat kaq i hollë mund të ofrojë kaq shumë karakteristika: ekran më të madh, procesor më të shpejtë, teknologjinë më të fundit wireless, një kamera iSight 8 Megapiksel, dhe shumë më tepër. Gjithçka e përmbledhur në një trup të bukur alumini, projektuar dhe prodhuar me një nivel saktësie të pahasur deri tani. iPhone 5 është vetëm 7.6 milimetra i hollë dhe peshon vetëm 112 gramë. Një model i tillë arrihet vetëm duke u kujdesur për çdo detaj, madje edhe për detajet që nuk shihen.

Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, tha me këtë rast se “AMC, si pjesë e gjigantit botëror të telekomunikacionit Deutsche Telekom, është pararendëse në sjelljen e teknologjive të reja të standardeve ndërkombëtare në vend. iPhone 5 është një produkt ikonë që tashmë vjen zyrtarisht ne Shqipëri dhe ekskluzivisht nga AMC. Kompania jonë do t’u ofrojë gjithmonë abonentëve të saj produktet dhe shërbimet më cilësore, që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së tyre”.

iPhone 5 shoqërohet me plane tarifore tërheqëse dhe me internetin më të shpejtë AMC 3G, në mënyrë që çdo përdorues të marrë përvojën më të mirë të mundshme nga zhvillimi i madh që ka njohur iPhone që nga modeli i tij i parë.
Burimi: http://www.BalkanWeb.com