Latest Entries »

Brad Pitt mund të vlejë miliona dollarë, por për të nuk është pasuria financiare që e bën të ndjehet “njeriu më i pasur në botë.”

“Me kalimin e kohës njeriu mëson të vlerësojë bukurinë e thjeshtë të familjes, të të shikuarit sesi rriten e zhvillohen fëmijët,” citohej të ketë thënë Pitt për fëmijët dhe bashkëshorten Angelina Jolie. “Është gjëja më e bukur që mund të provosh. Ndjehem njeriu më i pasur në botë që kur jam bërë baba.”

View full article »

Kompania Microsoft ka njoftuar se sistemi i ri operues i kompjuterëve ‘Windows 10’ do të zëvendësojë jo dhe aq të pëlqyerin Windows 8, duke kaluar një numër serie për të treguar hapin e madh drejt unifikimit të mënyrës së të punuarit në ‘tableta’, celularë dhe kompjuterat tradicionalë.

Versioni i ri i produktit më të famshëm të Microsoft ka si qëllim të zërë tregun e gjerë që kryesisht nuk i dha vëmendje pamjes së re të Windows 8.

Windows 10 do të jetë ” platforma jonë më e gjerë,” tha Terry Myerson, kreu i sistemeve operuese të Microsoft, gjatë një eventi në San Francisco. Vetëm 20 për qind e kompanive kishin përdorur versionin Windows 8, të prodhuar dy vjet më parë. Shumë përdorues nuk pëlqyen përshtatjen me prekje të ‘interface’ dhe humbjen e menusë tradicionale me butona.

Windows 10 do të përfaqësojë një tip të ri sistemi që përshtatet për përdorim me Xbox, kompjutera, tableta, celularë dhe mjete të tjera, sipas Myerson.

Microsoft ka një sfidë të vështirë në rindezjen e interesit për Windows, pas avancimeve të bëra nga Apple me iPhone e iPad, si dhe sistemet Android të Google.

Prej monopolit të gjerë që ajo zotëronte 10 vjet më parë, tani Windows llogaritet të përdoret në vetëm14 për qind të mjeteve elektronike, sipas grupit kërkues Gartner.

Myerson nuk tha me saktësi se kur do të dilte produkti i ri por zyrtarë të Microsoft po tentojnë për prezantimin e plotë në pranverë 2015.

Unë jam një qytetare me origjinë nga Dangëllia, ndonëse kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Kur pashë për herë të parë Kanionet e Langaricës dhe Bredhin e Hotovës, isha fare fëmijë. Mbaj mend se i pata thënë babait, i cili në atë kohë ishte ende ushtarak: “Përse nuk vijmë të jetojmë këtu babi? Është shumë herë më bukur se në Tiranë”. Vitet ikën një nga një dhe unë u rrita. Tashmë fati më solli sërish në këtë zonë të mrekullueshme që të shihja Bënjen, e cila është e famshme për llixhat e mijëvjeçare, që datojnë që nga koha e romakëve. Madje edhe emrin kjo zonë e ka marrë prej latinishtes. Ishte hera e parë për mua që ndodhesha atje. Pata një ndjesi të jashtëzakonshme dhe vërtet jam e bindur se e gjitha ajo zonë ka veti kuruese të pakrahasueshme. Bukuria e radhë nisi të shfaqej që në Grykën e Këlcyrës dhe vazhdonte si një panoramë e stërgjatë dhe e pandërprerë përgjatë të gjithë kanionit, deri përtej vendit të quajtur Ura e Kadiut. Fjalët janë shumë të varfra për ta përshkruar atë mrekulli të natyrës. Gjithçka shkonte në harmoni të paqtë dhe plot ngjyra me natyrën. Një mjedis jugor përrallor. Lumi Langarica përshkonte të gjithë kanionit që nga vendburimi dhe deri te grykëderdhja në lumin Vjosë. Kanioni ishte i ndarë prej tij dhe ngjasonte i brishtë dhe i ëmbël, si një tortë e ndarë përgjysmë. Më sipër qëndronte hijerëndë mali Nemërçkë, i cili fsheh sekretin më të bukur me hijen e tij, mrekullinë e Zotit, ujërat termale. Ato burojnë nga rrëzat e shkëmbinjve, të ftohtë dhe të ngrohtë, si një dhuratë hyjnore për njeriun. Këto vaska natyrore qëndrojnë në qiell të hapur dhe janë të rrethuara me prita guri dhe të mbështjella me ajrin e natyrës. Ky kompozim hyjnor-artistik i natyrës bën të mundur edhe rritjen e perimeve më të shëndetshme që mund të gjenden në tokë. Sa keq që nuk ushqehemi të gjithë jetën me to! Gjithsesi, ashtu si edhe natyra, edhe njerëzit, banorët e zonës ishin po aq të mrekullueshëm, mikpritës dhe të dashur. Ata nuk kanë ndasi me njëri-tjetrin dhe janë të vetëdijshëm për dhuratën që ua ka dhënë Zoti. Dhe kështu, prej shekujsh janë përpjekur me mish dhe shpirt që ta mbajnë të paprekur këtë zonë nga dora e zezë e shkatërrimit dhe nga ndotjet e “demokracisë”. Një komunitet i vogël, por i madh në shpirt. Kjo ka bërë që ky vend të tërheqë shumë turistë të huaj, të vilët janë të dhënë pas natyrës dhe bukurisë së saj dhe që janë të lodhur prej luksit banal dhe turizmit të shtirur mondan në Perëndim të Shqipërisë. Të gjithë të huajt që njoha atje ishin mjaft të habitur prej mrekullisë së Langaricës dhe mënyra se si flisnin për të përmbante edhe një lutje brenda për të mos vënë dorë mbi atë “parajsë” mbi tokë. Mirëpo, kur po largoheshim, pamë disa mjete betoniere që shkonin dhe vinin. Pasi pyetëm kuptuam se po bëheshin përgatitjet për të ndërtuar një HEC në kanion. Ç’është ky HEC në parajsë?! Mendohuni mirë përpara se të ndërtoni në këtë zonë, pasi HEC-i mund të ndryshojë të gjithë ekosistemin e Langaricës. Duhet ta mbroni këtë mrekulli ashtu sikurse keni bërë për mijëra vjet.

Plakat e Marsit, si lindi gojëdhënaTIRANË-Nga gjiri popullit, përherë kanë dalë tregime të ëmbla, të bukura edhe kuptimplotë, një nga keto tregime, eshte edhe tregimi; Plakat e Marsit. Kush ishin valle?! Apo janë thjesht një imagjinate treguese duke cilësuar Marsin si të pabese!

Çdo muaj Mars kur moti pëson ndryshime të ndjeshme duke na treguar se miti i ”Plakes” bëhet më i gjallë.

Sipas rrëfimeve brez pas brezi, në fillim apo në fund të marsit (në varësi të interpretimit sipas krahinave), janë te ashtuquajturat ”Plaka”, të cilat sjellin edhe mot te ftohte ne te gjithe vendin. Specialistet Etnografe tregojne se gojedhena e ”plakës” eshte e lidhur ngushte me menyren se si njerzit atehere i konceptonin ndryshimet e View full article »

Në Oberhauzen, monument në nder të oktapodit PolOBERHAUZEN- Një oktapod gjigand, i ulur në një top të madh. Është ky monumenti i oktapodit Pol, që akuariumi “Sea Life” në Oberhauzen ka inauguruar ditën e sotme. Monumenti është i lartë 2 metra dhe gjendet në atë që akuariumi e ka pagëzuar “Qoshja e Polit”, ku janë ekspozuar edhe titujt e gazetave të cefalopodit të ngordhur më 26 tetor. Edhe pse vetëm një kafshë, miti i oktapodit Pol i kaloi përmasat e të imagjinueshmes.

Ai parashikoi saktë 8 ndeshje të kampionatit botëror, 7 të Gjermanisë si edhe finalen Spanjë-Holandë. Oktapodit Pol i viheshin dy kuti me gjallesa deti dhe që kishin flamujt e dy skuadrave që luanin. Ai zgjidhte njërën prej tyre dhe ajo mendohej se do të fitonte. Për çudi, Poli i qëlloi në kokë të gjitha ndeshjet që parashikoi, duke u kthyer në një nga personazhet kryesorë të kampionatit botëror të Afrikës së Jugut.
Burimi: http://www.ballkanweb.com

Plas "bomba atmosferike", ngordhin tonelata midhjeSARANDË- Një bombë atmosfer ike e vërtetë është quajtur nga kultivuesit e midhjes ajo që ka plasur këto ditë në rezervatin e vetëm të midhjes shqiptare, Liqenin e Butrintit. Të paktën 60 subjekte që ushtrojnë këtë biznes janë në gjendje katastrofe ekonomike, pasi po humbin prodhimin për shkak të temperaturave që kanë tejkaluar çdo parametër të përballueshëm nga gjallesa e midhjes. Kultivues të saj që i kontaktuam ditën e djeshme na thanë se vargjet e midhjes po ngordhin një pas një, nën veprimin e temperaturave ekstreme, që sipas tyre si rrallë ndonjëherë kanë arritur në 40 gradë. Në 200 ton arrin sasia e pavjelë dhe e panxjerrë nga liqeni vetëm për një prej 60 subjekteve që operojnë në liqenin e Butrintit.

Nga kjo katastrofë, vetëm për sasinë e dëmtuar të një biznesi humbja shkon deri në 200 milionë lekë të vjetra. Por e vërteta e trishtueshme është se midhja e zhvilluar e Butrintit, pikërisht kur ka arritur në madhësinë 5 cm dhe kur ka kohën më të mirë për të shkuar View full article »

ice age cat

Grabitqaret e Epokes se Akullnajave, nuk jane zhdukur nga mungesa e ushqimit, ndryshe nga si eshte menduar ne teorite e meparshme. Sipas nje studimi te fundit ato ishin te ushqyer mire dhe te fuqishem pak perpara se te zhdukeshin.

 

Ky zbulim, nga nje studim i dhembeve te ketyre kafsheve, e thellon edhe me shume misterin qe rrethon ‘zhdukjen e madhe’.

Me pare eshte supozuar qe ndryshimi i klimes ka luajtor faktorin kryesor ne zhdukjen e ketyre kafsheve. Nderkohe qe speciet qe ishin pre si per shembull mamuthet dhe bizonet zhdukeshin, do te kishte qene shume e veshtire per mishngrenesit e medhenj qe te gjenin ushqim mjaftueshem.

Megjithate zbulimet e reja tregojne qe dy grabitzaret me te njohur, ‘macja sabre-toothed’ dhe luani Amerikan, nuk kane qene aspak te uritur ne vitet perpara renies se tyre. Ne fakt e verteta eshte komplet e kunderta. Sipas kerkimeve te fundit shfaqet qe ata kane patur me shume nga sa kishin nevoje ushqim.

Shkencetaret perdoren nje teknike shume te sakte kompiuterike per te studjuar imazhe 3D te zmadhuara te siperfaqeve te dhembeve.

U studjuan 15 dhembe te seciles nga ketyre kafsheve. View full article »

Lezhë, erozioni rrezikon banesat në zonën arkeologjikeLEZHE- Erozioni dhe rrëshqitjet e dheut rrezikojnë disa pallate rrëzë malit, një zonë e cila nis nga rruga Frank Bardhi deri në qafën e kalasë së Lezhës.

Hyrjet e pallateve përballë obeliskut shpesh herë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dherave nga shpati i malit, ndërsa sipas banorëve shkak i kësaj situate janë prerjet e pemëve nga banorë të tjerë me qëllim ndërtimin e banesave apo mbjelljen e hapësirës me produkte bujësore.

Shpyllëzimi dhe dnërtimet e paligjshme kanë bërë që të rritet shkalla e erozionit në zonën arkeologjike të Lezhës.

Bashkia e Lezhës ka përfunduar hartimin për të gjithë shpatin e malit në të gjithë qendrën e qytetit të Lezhës si dhe studimin gjeologjik të tokës ku është planifikuar ndërtimi i një prite të madhe malore në të gjithë këtë shtrirje.

Burimi: http://www.top-channel.tv