Latest Entries »

Zhvillimet mjekësore të vitit 2012SHBA - Viti 2012 ishte një vit i suksesshëm lidhur me përmirësimet e kujdesit shëndetësor në të gjithë globin. Zhvillimet teknologjike luajtën një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Por 2012-ta nuk nisi me shpikjen e ndonjë pajisjeje të rëndësishme shkencore, por me festën e ditëlindjes së njërit prej shkencëtarëve më të mëdhenj të botës.

Ai është nderuar nga presidentë dhe admirohet nga familje mbretërore. Të rinj dhe të moshuar dynden për të parë Stephen Hawking, shkencëtarin britanik dhe autorin e librit “Një histori e shkurtër e kohës”. Ai ka deshifruar sekretet më të mistershme të View full article »

Risia teknologjike për 2013: Celularë e kompjuterë prej gome!Një lajm i mirë për këtë fillimviti… Nëse aparati juaj celular deri pak kohë më parë ishte i thyeshëm dhe lehtësisht i dëmtueshëm, për shkak të pakujdesive, apo akrobacive të ndryshme që mund të ndodhin në shtëpi dhe ambiente të tjera publike, tashme kompanitë celulare kanë menduar një zgjidhje më të pranueshme, që njëfarësoj e bën celularin tuaj “të pavdekshëm”. Materiali prej gome është koncepti i ri i celularit të 2013-s edhe më tutje, çka duket se do t’i hapë rrugë edhe prurjeve të tjera teknologjike, siç mund të jetë televizorët e kompjuterët prej gome.

Kompanitë “LG” dhe “Samsung” janë shprehur të gatshme për të prezantuar në View full article »

Fier, zbulohet gjatë gërmimeve në Apoloni një skeletFIER- Gërmimet në Apoloni vazhdojnë të shoqërohen me gjetje dhe surpriza të reja. Keshtu, gjatë punimeve të Ekspeditës së Përbashkët Arkeologjike Shqiptaro-Franceze, në portën veriore të agorasë, është gjetur një varr i cekët me një skelet. Sipas profesorit francez, Jean-Luc Lamboleu, gjetja është e rastësishme, pasi qëllimet e punimeve jane per restaurimin e mozaikut.

“Gjatë punimeve zbuluam një gropë, pus, dhe një varr të cekët ku u gjet nje skelet, për të cilin momentalisht nuk mund te japim dot të dhëna konkrete”, thote përgjegjësi francez i ekspeditës së përbashkët.  View full article »

Klasifikimi, ja zbulimet më banale të 2012SHBA- Të ngasësh makinën në gjëndje të dehur është e rrezikshme, të ecësh mbi taka të dhembin këmbët, ndërsa të thërrasësh ambulancën në vend të taksisë, kur ke pësuar infart, rrit mundësinë për të mbijetuar.

Këto janë vetëm disa nga dymbëdhjetë zbulimet ironike të sajtit “Scientific American”, por që janë publikuar në shumë revista serioze shkencore. Ky sajt i sjell në vëmendjen tonë për të treguar se faqet e revistave realisht duhet të mbushen me studime serioze dhe jo me gjëra kaq banale.
View full article »

Armeni , gjendet këpuca më e vjetër në botëARMENI- E krijuar 5 mijë vjet më parë, me lëkurë kau e lidhëse, këpuca e gjetur këto ditë në Armeni mendohet se është më e vjetra në botë. Këpuca është gjetur në një varr në Armeni dhe ka shumë mundësi ti ketë përkitur një gruaje e cila mund të jetë varrosur me një rituale misterioz. Varri përmbante dhe tre tenxhere në të cilën ndodheshin tre kafka fëmijësh së bashku me copëza elbi, kajsie, dhe gruri. Këpuca, që i përket periudhë së fillimit të qytetërimit është gjetur në një gjëndje mjaft të mirë, sa lidhëset e tij janë ende të paprekura.
në fillimet e qytetërimit
Doktor Ron Pinhasi, i universitetit College Cork thotë se këpuca është zbulimi i jetës. View full article »

Një shtatore e mistershme vendoset në kalanë e LezhësLEZHË- Një shtatore pa emër është vendosur në kalanë e Lezhës. Banorët në afërsi të kalasë kanë vënë re një makinë tip vinc disa ditë më parë kur disa persona kanë zbritur shtatorën në fjalë dhe e kanë vendosur në hyrjen e portës kryesore të kalasë. Sipas dëshimtarëve okularë, personat janë larguar menjëherë duke mbetur mister.
Për specialistin e monumenteve të kulturës në këtë park Dedë Margjoni shtatorja pa emër përshtatet mjaft mirë me arkeologjinë e kalasë, por mbetet mister mënyra se si ka përfunduar në kala, pasi nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë veprim.
“Pasditen e 3 marsit një banor i lagjes sinjalizon për vendosjen e bustit. Kur erdha e pashë shtatoren u cudita dhe paradoski ishte këtu se as drejtori i parkut arkeologjik nuk View full article »

Amfiteatri Durrës, skeletet e zbuluara dëshmi për MesjetënDURRES - Skeletet e zbuluara gjatë misioneve të fundit arkeologjike italo-shqiptare në amfiteatrin antik të Durrësit janë bërë dje dëshmitarë mbi zhvillimet e jetës së hershme të qytetit në një konferencë shkencore që pozhvillohet në Exeter (Angli).
Studimi antropoarkeologjik i skeleteve që u përkasin viktimave të tërmetit të vitit 1272 ka dhënë disa përfundime mjaft interesante mbi Durrësin në periudhën mesjetare, të cilat janë paraqitur në konferencën arkeologjike mbi “Ushqimin dhe pijet përgjatë historisë së njerëzimit”-tha profesore Sara Santoro, bashkëdrejtore e misionit arkeologjik në amfiteatrin e qytetit 3000-vjecar.
Analizat morfologjike dhe izotopike të skeleteve, të kombinuara me të dhënat mbi View full article »

Apoloni, zbulohet  këmba prej bronxi  e luftëtarit romakFIER-Një zbullim arkeologjik është realizuar sot në Apoloni. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje romake është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se I përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit.

Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është busti i një atleti dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë.
Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar.

Burimi: http://www.BalkanWeb.com

Restaurohen 182  monedha argjendi  nga thesari i FiniqitTIRANË- Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrisë ka përfunduar procesin e plotë të restaurimit të 182 monedhave argjendi, pjesë e një thesari të zbuluar pak kohë më parë në rrethinat e qytetit të lashtë të Finiqit.
Bashkë me koleksionin e monedhave të lashta, të cilat nga hetimet e para të restauruesve janë venedikase dhe i përkasin shekullit të XII-të, u restaurua edhe një unazë argjendi me shqiponjë me një kokë, e cila ndodhej në brendësi të thesarit.
Në çastin e zbulimit e më pas të sjelljes së tyre për restaurim, sipas drejtuesit të Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë, Frederik Stamati, “të gjitha monedhat ishin jeshile dhe të përziera me baltë, për shkak të efekteve të korrozionit mbi View full article »

Vlore, 10 monedhat antike të qytetit ilir AmantiaVLORE- Dhjetë monedha të cilat i përkasin qytetit ilir të Amantias i janë dhuruar Muzeut Historik dhe Arkeologjik të qytetit. Një banor i fshatit Amonicë, 40 km në verilindje të qytetit të Vlorës i kishte gjetur monedhat me vlerë antike para viteve ’90. Viron Rama ia dorëzoi Muzeut, me dëshirën për t’i bërë sendet antike pjesë të fondit të këtij institucioni.

Drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Parkut Arkeologjik Amantia-Orikum, Gëzim Llojdia ka thënë se “mbledhja e sendeve që dëshmojnë hershmërinë e këtyre qyteteve antike, dhe se po bashkëpunohet me banorët për grumbullimin e këtyre objekteve me vlera View full article »

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.